Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarret vazhdojnë në Evia, zjarrfikësit britanikë ndihmojnë Greqinë

Zjarret e furishme që po digjen për ditë me radhë në veri të ishullit të dytë më të madh grek kanë vazhduar të shkrumbojnë pyjet edhe gjatë të martës.

Tymi i zi ka mbuluar qiellin mbi rrugët e qyteteve të afërta, teksa me qindra zjarrfikës vendorë dhe ndërkombëtarë janë angazhuar në betejën për të shpëtuar krejt çfarë mund të shpëtohet.

Zjarret të cilat nisën që nga 3 gushti janë ende aktive, ndonëse me përmasa më të vogla.

Autoritetet greke janë aktualisht të përqendruara me të gjitha burimet në flakët në Evia. Shërbimi grek i zjarrfikësve ka njoftuar se 873 zjarrfikës, 50 ekipe tokësore dhe 229 automjete kundër zjarreve janë angazhuar në operacion.

Mes tyre përfshihen edhe ekipe nga Britania e Madhe, Ukraina, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Polonia.