Ministri i Jashtëm i Francës, Jean - Noel Barrot, ka njoftuar prokurorët në lidhje me një diplomat francez të rangut të mesëm i cili kishte lidhje me Jeffrey Epstein dhe dyshohet se ka transferuar dokumente të Kombeve të Bashkuara te i dënuari i ndjerë për abuzim seksual.
Emri i Fabrice Aidan shfaqet në më shumë se 200 dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, duke përfshirë emailet që ai i kishte dërguar Epsteinit midis viteve 2010 dhe 2016 nga llogaritë e tij personale dhe ato në OKB, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Barrot ka thënë se ministria e tij kishte filluar hetimin e vet administrativ dhe procedurat disiplinore kundër Aidan, dhe i përshkroi akuzat si "jashtëzakonisht serioze".
Prokurorët në Paris do të vendosin nëse do të hapin një hetim penal.
Dokumentet e OKB-së në fjalë përfshijnë njoftime dhe raporte të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një lexim i një telefonate midis ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe ministrit të jashtëm të Turqisë që Aidan ia dërgoi një eprori iu përcoll më pas Epsteinit.
Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se akuzat për korrupsion dhe zbulim të informacionit konfidencial do të trajtohen "në përputhje me kuadrin ligjor dhe politik të organizatës".
"Është e qartë se ndarja e informacionit konfidencial pa autorizim të shprehur për ta bërë këtë është kundër procedurës”, ka thënë Dujarric
"Këto emaile, përfshirë transferimin e dokumenteve të OKB-së, janë tronditëse”, ka thënë Barrot për radion RTL. Ai ka shtuar se kishte mësuar për veprimet e Aidan të martën nëpërmjet një raporti të publikuar nga faqja e internetit franceze hetimore Mediapart.
Në një shkëmbim emailesh, Aidan e kishte pyetur Epsteinin nëse mund të kishte kodet e hyrjes në apartamentin luksoz të financierit në Paris, një kërkesë të cilës Epsteini i ishte përgjigjur pozitivisht.
Puna e tij në ministri përfshinte një dërgim në selinë e OKB-së në Nju Jork nga viti 2006 deri në vitin 2013. Në kohën e dorëheqjes së tij nga detyra, një proces disiplinor kundër tij ishte duke u zhvilluar, ka thënë Dujarric.
Dosjet e reja Epstein kanë nxitur shqetësime në SHBA e Evropë për shkak të përfshirjes së figurave të profilit të lartë.
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
Një diplomat francez, i dyshuar për transferimin e dokumenteve të Kombeve të Bashkuara tek financieri amerikan i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, ka bërë të itur avokatja e tij.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka deklaruar këtë javë se kishte njoftuar prokurorët dhe kishte nisur procedura disiplinore ndaj Aidan, duke i cilësuar akuzat si “jashtëzakonisht serioze”.
Fabrice Aidan, një diplomat karriere i nivelit të mesëm që iu bashkua ministrisë së Jashtme franceze në vitin 2000, përmendet në mbi 200 dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me Epstein.
Aidan, i cili punoi në OKB nga korriku 2006 deri në prill 2013, ndërsa ishte i deleguar nga qeveria franceze, “i hedh poshtë të gjitha akuzat”, ka thënë avokatja e tij Jade Dousselin në një deklaratë të dërguar për Reuters të enjten.
Klienti i saj është i gatshëm t’u përgjigjet çdo pyetjeje nga drejtësia franceze, ka shtuar ajo.

Emaile të shqyrtuara nga Reuters, të cilat Aidan i dërgoi nga llogaria e tij personale dhe ajo zyrtare e OKB-së, tregojnë transferimin e raporteve informuese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dokumenteve të tjera konfidenciale tek Epstein midis viteve 2010 dhe 2016.
Faqja franceze investigative Mediapart ka raportuar gjithashtu të mërkurën se FBI-ja e kishte sinjalizuar Aidan në vitin 2013 për dyshime se kishte vizituar faqe interneti me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.
Aidan ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në OKB po atë vit, ka thënë për Reuters zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric. Dujarric ka thënë se është nisur një proces disiplinor ndaj Aidan bazuar në informacionin e ndarë nga një shtet anëtar.
Gerard Araud, i cili shërbeu si ambasador i Francës në Shtetet e Bashkuara nga viti 2014 deri në 2019, ka thënë në platformën X se ai e kishte kthyer Aidan në Francë dhe se autoritetet amerikane nuk kishin kërkuar ta ndiqnin penalisht atë.