Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Diplomatët rusë të dëbuar nga SHBA arrijnë në Moskë

Aeroplani i dytë me diplomatët e dëbuar rusë nga SHBA ka aterruar në aeroportin e Moskës, Vnukovo.

Në aeroplanin Il-96 ishin anëtarë të personelit të konsullatës ruse në New York dhe misionit të përhershëm të Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara së bashku me familjet e tyre.