Organizata ndërkombëtare për Migrim, ka paralajmëruar për numrin gjithnjë më të madh të raporteve për dhunë seksuale ndaj grave të myslimanëve të Mianmarit, e që javëve të fundit janë duke ikur nga dhuna në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, William Swing, ka thënë se është i tronditur dhe i shqetësuar nga raportet ndaj dhunës seksuale dhe gjinore mes myslimanëve që po arrijnë në Bangladesh.
Mjekët e kësaj organizate kanë shëruar dhjetëra gra që ishin viktima të sulmeve seksuale dhe druhet se një numër jashtëzakonisht i madh i grave ishin të ekspozuara ndaj dhunës.
OKB-ja, ndërkaq, disa herë ka kritikuar spastrimin etnik në Mianmar, por autoritetet në vend akuzojnë vetë myslimanët se po i djegin shtëpitë e tyre. Tashmë janë më shumë se 800 mijë njerëz që kanë ikur në Bangladesh.