Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra të vrarë në një pritë të organizuar në Papua Guinenë e Re

Të paktën 64 persona kanë vdekur në një pritë në rajonin e Malësisë në Papua Guinenë e Re, ka raportuar BBC-ja.

Viktimat u qëlluan për vdekje gjatë një mosmarrëveshjeje fisnore në provincën Enga në fundjavë, ka njoftuar një zëdhënës i Policisë.

Zona e Malësisë ka luftuar prej vitesh, por këto vrasje besohet të jenë më të rëndat.

Shtimi i armëve ilegale ka bërë që një cikël dhune të nxitet së fundmi, derisa autoritetet thanë se po merren me mbledhjen e trupave.

“Kjo është dukshëm vrasja më e madhe që kam parë në Enga, ndoshta edhe në të gjitha malësitë. Ne jemi të gjithë të shkatërruar, të stresuar. Është vërtet e vështirë ta kuptojmë”, ka thënë George Kakas, pjesë e autoriteteve atje.

Papua Guinea e Re llogaritet t'i ketë rreth 5 milionë banorë dhe gjendet në Oqeani.