Një zyrtar i qeverisë së Papua Guinesë së Re u ka thënë Kombeve të Bashkuara se më shumë se 2 mijë njerëz besohet se janë ngujuar nga rrëshqitja e së premtes dhe ka kërkuar zyrtarisht ndihmë ndërkombëtare.
Shifra e qeverisë është afërsisht trefishi i vlerësimit të OKB-së për 670 të vrarë nga rrëshqitja e dheut në brendësi malore të vendit ishullor të Paqësorit Jugor. Deri më tani janë gjetur trupat e vetëm gjashtë personave. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, e cila po punon ngushtë me qeverinë dhe po merr një rol udhëheqës në reagimin ndërkombëtar, nuk e ka ndryshuar numrin e saj të vlerësuar të vdekjeve prej 670 të publikuar të dielën, në pritje të provave të reja.
-
Papa Guineja e Re s’pret të gjejë të mbijetuar nga rrëshqitja masive e dheut
-
Shtohet rreziku për rrëshqitje të tjera të dheut në Papa Guinenë e Re
-
Qindra të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Papua Guinenë e Re
-
OKB-ja druhet se rreth 670 persona janë ngujuar nën dheun që rrëshqiti në Papua
-
Mbi 300 njerëz mbeten të varrosur nga rrëshqitja masive e dheut në Papa Guinenë e Re