Të paktën 78 persona kanë vdekur si pasojë e një rrëmujë që u krijua në një shkollë në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, gjatë shpërndarjeje së ndihmave për Ramazan.
Sipas zyrtarëve, të mërkurën qindra persona u mblodhën në shkollë për të marrë donacione në një vlerë prej 8 eurosh për person.
Videoja e postuar në rrjetet sociale tregon njerëz që bërtasin me dhjetëra trupa në tokë, disa prej të cilëve nuk lëvizin. Njerëz të tjerë janë parë duke u përpjekur të ndihmonin.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Jemenit, dy tregtarë vendas që e organizuan ngjarjen janë arrestuar dhe rasti është duke u hetuar.
Një zëdhënës i ministrisë tha se ngjarja ka ndodhur si pasojë e moskoordinimit të organizatorëve me zyrtarët lokalë.
Edhe
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit
Edhe shumë persona të tjerë raportohet se janë plagosur, prej të zilëve 13 janë në gjendje kritike.
Në mesin e të vdekurve, sipas zyrtarëve ka edhe gra dhe fëmijë. / BBC