Rrjedhja kimike në një park të ujërave në Hjuston u ka shkaktuar irritim lëkure dhe telashe me frymëmarrje dhjetëra qytetarëve.
29 persona janë dërguar në spitalet e zonës pas incidentit në Spring në rajonin e Harrisit në Teksas. Njoftimin e ka dhënë zyra lokale e policisë amerikane. 39 persona të tjerë kanë refuzuar që të trajtohen në spital pasi u janë kryer procedurat e dekontaminimit.
Mediat lokale kanë raportuar se në mesin e të sëmurëve ka pasur edhe fëmijë, përfshirë një 3-vjeçar që është shtruar në spital, porse gjendjen e ka stabile. Helmimi është shkaktuar nga substancat që përmbanin edhe acid sulfurik. Autoritetet po hetojnë incidentin në njërin nga parqet ujore të rrethinës.