Të paktën 45 palestinezë raportohet se janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite të martën.
Izraeli ka bombarduar qytetet në të gjithë Gazën jugore, duke ecur përpara me ofensivën e tij, në mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht alarmit ndërkombëtar në rritje.
Ushtria izraelite ka bastisur stafin në dy nga spitalet e fundit funksionale në veri të Gazës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, paralajmëroi se fushata në jug të Gazës do të vazhdojë për muaj të tërë.
Ai tha se ushtria po punon për t’i eliminuar plotësisht militantët e Hamasit. / AP
Artikuj të ngjashëm