Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra fëmijë vdesin nga fruthi në Ishullin e Paqësorit

Dhjetëra fëmijë kanë vdekur nga përhapja e fruthit në Ishullin Samoa të Paqësorit. Ky shtet, para tetë ditësh, ka deklaruar gjendje emergjente, shkaku i përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Shteti, me vetëm 200 mijë banorë, ka identifikuar 1 mijë e 800 raste të fruthit që ka trefishuar vdekjet vetëm gjatë javës së kaluar, kur u raportuan gjashtë të vdekur, transmeton KTV. Kombet e Bashkuara kanë dërguar 110 mijë vaksina për ta forcuar imunitetin kundër fruthit.

Qeveria e Samoas ka bashkëpunuar me Australinë dhe Zelandën e Re, për ta luftuar përhapjen në vendet tjera të Paqësorit.

Shteti australian ka dërguar një ekip doktorësh dhe ekspertësh shëndetësorë, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së fruthit në Samoa.