Dhjetëra emigrantë janë ngjitur natën e së mërkurës në rrethojën 10-metërshe të qytetit bregdetar spanjoll, Seuta, me shpresë se do të hidhen në anije dhe tragete për të kaluar në Spanjën kontinentale.
Më shumë se tetë mijë emigrantë kanë kaluar nga Maroku në Seuta prej të hënës.
Shumë prej tyre kanë rrezikuar jetën, duke i përshkuar me not ujërat mesdhetare për të arritur në bregdetin evropian.
Maroku ka zbutur masat e kontrollit kufitar pasi Spanja ia lejoi hyrjen për trajtim mjekësor shefit të një grupi militant që kërkon pavarësimin e Saharës Perëndimore nga shteti maroken.
Madridi njofton se gjysma e emigrantëve janë kthyer në Marok, por ende mijëra të tjerë janë në enklavën spanjolle. \ AP
Artikuj të ngjashëm