Një furgon u përplas mbi këmbësorët në Toronto duke lënë pas vetes dhjetë të vdekur dhe 16 të plagosur.
Shoferi që më pas u arrestua nga policia përplasi furgonin e marrë me qira mbi këmbësorët në një nga rrugët e ngarkuara të Torontos
Zyrtarët nuk folën rreth motiveve të mundshme të incidentit, ndërsa të paktën një dëshmitar tha se shoferi duket që qëllimisht goditi këmbësorët përgjatë rrugës për rreth 1.5 kilometra.
Zëvendësshefi i policisë së Torontos tha se "ky do të jetë një hetim i gjatë".
Ministri kanadez i sigurisë, Ralph Goodale, nuk deshi të komentojë për motivet e incidentit, që është nga më të dhunshmit në historinë e re të Kanadasë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kamioni përplas dhjetëra kalimtarë në Toronto, ka viktima
-
Autobusi përplaset me kamionin në Kanada, 15 të vdekur
-
Kamioni hyn mes këmbësorësh në Kanada, dy të vdekur e nëntë të lënduar
-
Sulmuesi që vrau 9 persona në Toronto dënohet me burgim të përjetshëm
-
Aksidentohet furgoni me imigrantë në Teksas, dhjetë të vdekur