Shumë ekspertë ligjorë u mblodhën në Hagë për të diskutuar rreth krijimit të një grupi për mbledhjen e dëshmive, të cilat ndërlidhen me krimet e luftës në Siri, transmeton KTV.
Grupi në fjalë do të jetë në kuadër të OKB-së, derisa qëllimi i tij është mbledhja dhe sigurimi i dëshmive, të cilat do të mundësojnë një hetim të mundshëm në një kohë të afërt.
Ministri holandez i Punëve të Jashtme, i cili ishte nikoqir i takimit ku të pranishëm ishin më shumë se 150 profesionistë, tha se ky mekanizëm do të shërbejë si qendër për mbledhjen e dëshmive për të gjitha krimet në Siri.
Aktualisht, ekzistojnë shumë OJQ ndërkombëtare, të cilat janë duke mbledhur dëshmi rreth luftës, e cila ka hyrë në vitin e gjashtë. Qeveria holandeze ka bërë thirrje për kontribut për këtë çështje, pasi që nevojiten rreth 13 milionë euro në vitin e parë të punës.
-
OSBE: Sigurimi i dëshmitarëve dhe provave nga jashtë, pengesë për gjykimin e krimeve të luftës
-
Kurti: Është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e luftës të marrin hov
-
Komisioni në Hagë po trajton 15 mostra që dyshohet se u përkasin të zhdukurve gjatë luftës
-
Mbi 80 mijë nënshkrime për peticionin e veteranëve, synohet dërgimi në Hagë deri në fund të prillit
-
Kosova pa platformë online që dokumenton krimet e luftës