Kina njoftoi manovra ushtarake pranë Ngushticës së Tajvanit, ndërsa një zyrtar i lartë amerikan vizitoi Tajpein, pavarësisht kërcënimeve nga Pekini.
”Manovrat janë të nevojshme për të adresuar situatën aktuale në Ngushticën e Tajvanit dhe do të ndihmojë trupat e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të mbrojnë unitetin kombëtar dhe sovranitetin territorial”, theksoi koloneli kinez Zhang Chunhui.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKina pretendon qeverisjen e Tajvanit si një nga provincat e saj dhe ndalon vendet e tjera të mbajnë lidhje zyrtare me Tajpein.
Sidoqoftë, i dërguari i lartë i SHBA Keith Krach mbërriti në Tajvan për të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për ish-presidentin Lee Teng-hui.
Udhëtimi Krach është i dyti në Tajvan i një zyrtari të lartë amerikan në dy muaj, pasi sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar u bë zyrtari i rangut më të lartë amerikan që viziton Tajvanin që nga viti 1979.
“Kina kundërshton me forcë çdo formë të lidhjeve zyrtare SHBA-Tajvan”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.