Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Deputetja skoceze arrestohet për thyerje të rregullave për COVID-19

Policia e Skocisë ka arrestuar Margaret Ferrier, deputete e parlamentit të Britanisë, për thyerje të rregullave të COVID-19 kur bëri një udhëtim me tren pasi kishte rezultuar pozitiv.

Në deklaratën e policisë thuhet se ajo kishte udhëtuar mes datave 26 dhe 29 shtator 2020.

Ferrier kishte mësuar se ka rezultuar pozitiv për koronavirus në fund të shtatorit pasi kishte folur në parlamentin e Britanisë. Atëherë, ajo kishte kërkuar falje se kishte udhëtuar me tren për t'u kthyer në Skoci.

Partia Nacionale Skoceze të cilës i takon ajo, shpejt pas ngjarjes e ka suspenduar atë, shkruan Reuters.

Në Angli është e obligueshme që dikush të vetizolohet nëse del pozitiv me COVID-19.

Artikuj të ngjashëm