Një deputet rus ka thënë se Moska filloi planifikimin për pushtimin e Ukrainës 12 muaj më parë.
"Ne nuk e përgatitëm këtë operacion spontanisht", tha anëtari i Dumës së Shtetit, Rifat Shaykhutdinov, në televizionin Channel One të kontrolluar nga shteti të mërkurën.
"Ishte në përgatitje për një vit, ndoshta më shumë. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte dhe i kishim paralajmëruar ata paraprakisht", shtoi ai.
Shaykhutdinov thotë se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do ta merrnin këtë veprim.
“Sapo mbërritën të dhënat e inteligjencës se do t’i mundim për dy ditë duke i sulmuar, sigurisht që mbi të gjitha po mbrojmë qytetarët tanë atje”.
Artikuj të ngjashëm
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?
-
Pushtimi i Ukrainës do të duhej të bëhej më herët, thotë Putini
-
Zelensky: E pritshme që Putini të lidhte sulmin me Ukrainën
-
Spiunët rusë ishin më efikas në Ukrainë sesa ushtria, thonë ekspertët
-
Pushtimi i Ukrainës, kërcënimi më i madh për sundimin e Putinit