Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Deputetët e Ukrainës falënderojnë aleatët që reaguan kundër Rusisë

Me flamuj në duar, deputetët në Parlamentin e Ukrainës kanë falënderuar shtetet që kundërshtuan grumbullimin ushtarak rus afër kufirit me Ukrainën.

Të martën, deputetët kishin me vete flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Polonisë, Danimarkës, Republikës Çeke, raportoi Euronews.

Rusia dërgoi 100 mijë ushtarë te kufiri i Ukrainës, duke ngritur alarmin e një pushtimi eventual të fqinjëve të tyre. Vetë SHBA-ja kishte deklaruar se kanë informacione për planet e Kremlinit për ta pushtuar Ukrainën.

Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka shprehur falënderim për fuqitë perëndimore që i qëndruan afër kur kërcenoheshin nga Rusia.

Kremlini kërkon nga perëndimi që t’i ofrojnë garanci për mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Edhe Zelensky: Aleatët nuk kanë dhënë garanci të qarta sigurie Botë Zelensky: Aleatët nuk kanë dhënë garanci të qarta sigurie

Në vitin 2014, Rusia e aneksoi Krimenë, më pas separatistet pro-rusë e shpallën pavarësinë nga Kievi zyrtar.

Që nga ajo kohe, Krime ka mbetur një çështje e kontestuar, pasi perëndimi e njeh Krimenë si pjesë të Ukrainës.