Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dënohet për blasfemi guvernatori i krishter i Xhakartës

Dy vjet heqje lirie për blasfemi. Dënimi i dhënë guvernatorit në largim të Xhakartës ka rindezur debatet e tolerancës fetare në Indonezi.

Basuki Tjahaja Purnama, i njohur dhe si Ahok, është kinez etnik që i përket besimit të krishterë. Ai akuzohet për fyerje ndaj Islamit, sepse iu referua një vargu të kuranit gjatë një fjalimi të fushatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetë Purnama i mohon akuzat e ngritura ndaj tij dhe thotë se ka ndërmend ta apelojë vendimin e gjykatës.

“Gjykata nuk mund të influencohet nga presioni i popullit. Përveç kësaj, në bazë të nenit 184 të Kushtetutës, asnjë nga argumentet e paraqitura nuk e vesh dot me përgjegjësi klientin tim. Kjo do të thotë se Purnama duhet të lihet i lirë”, deklaroi Wayan Sudirta, avokat mbrojtës.

Në vendin me numrin më të madh të muslimanëve në botë, fondamentalizmi fetar është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Vendimi i dhënë për guvernatorin ishte më i ashpër nga sa pritej.

Vetë prokurorët kishin kërkuar një vit pezullim, por gjykatësit dolën në përfundimin që ai kishte kryer me bindje të plotë një akt kriminal blasfemie e për këtë meritonte dënimin me burg.

Purnamës i kushtuan shtrenjtë komentet e bëra gjatë tubimit elektoral, kur la të kuptohej se liderët islamikë po përpiqeshin t’i mashtronin votuesit duke përdorur vargje të Kur’anit me qëllim që t’i përdonin si argument që muslimanët të mos votonin një udhëheqës, i cili nuk është ndjekës i fesë së tyre.