Arabia Saudite ka dënuar me vdekje një ateist i cili përmes një video kishte hequr dorë nga feja islame dhe nga profeti Mohammed.
20-vjeçari Ahmad Al Shamri nga qyteti Hafar al-Batin në vitin 2014 kishte postuar një video në të cilin shiheshin një burrë dhe një grua duke vallëzuar. Kjo video nga shteti arab u konsiderua si ateizëm dhe blasfemi, raporton Daily Mail.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Supreme e Arabisë mori vendim për dënimin me vdekje.
Mbrojtja ka thënë se Shamri ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, por ligji strikt në Arabi ndalon heqjen dorë nga islami dhe kjo mund të dënohet me burgim.
Artikuj të ngjashëm