Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dënohet me burgim të përjetshëm ish-oficeri i inteligjencës suedeze

Një gjykatë në Stokholm ka dënuar një ish-oficer të inteligjencës suedeze me burgim të përjetshëm dhe vëllain e tij më të vogël me 10 vjet, pasi i shpalli të dy fajtorë për spiunim për shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë për më shumë se një dekadë.

Peyman Kia, 42 vjeç, shërbeu në shërbimin suedez të sigurisë dhe kundërzbulimit “Sapo”, dhe në agjencitë e inteligjencës së forcave të armatosura, duke përfshirë agjencinë e inteligjencës së huaj (Must) dhe KSI, raportoi The Guardian të enjten.

Ai u shpall fajtor për spiunazh të rëndë dhe trajtim të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara. Gjykatësi, Mans Wigen tha se Kia kishte abuzuar me besimin e dhënë ndaj tij për të ndihmuar Rusinë, vendi që përbën "kërcënimin më të madh për Suedinë".

Vëllai i tij Payam, 35 vjeç, u dënua për spiunazh të rëndë për planifikimin e krimit dhe menaxhimin e kontakteve me agjencinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë GRU, duke kaluar 45 nga 90 dokumentet që Pejman u gjet se kishte mbledhur.

Gjykata tha se ata kishin marrë "bashkë dhe në bashkërendim, pa autorizim dhe për të ndihmuar Rusinë dhe GRU-në, informacione, përcjellë dhe ndanë informacione, zbulimi i të cilave ndaj një fuqie të huaj mund të ishte i dëmshëm për sigurinë e Suedisë".

Vëllezërit me origjinë iraniane, të cilët të dy kanë nënshtetësi suedeze, i kanë mohuar akuzat dhe pritet të apelojnë kundër tyre. Ata u arrestuan në vitin 2021 u akuzuan se kishin spiunuar për Moskën që nga viti 2011.