Ish-anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Weiner, sot është dënuar me 21 muaj burgim për dërgim të mesazheve të qarta seksuale për një vajzë 15 vjeçare, duke krijuar skandal, që ka luajtur rol në zgjedhjet presidenciale amerikane vitin e kaluar.
Weiner, 53 vjeçar, menjëherë pas shpalljes së vendimit të një gjyqtari në Menheten të Nju Jorkut, ka filluar të qajë, raporton agjencia Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë muajin maj ai e kishte pranuar fajësinë për transferim të mesazheve të paturpshme te një e mitur dhe ishte pajtuar që të mos ankohet nëse dënohet me 27 muaj burg ose më pak.
Avokatët e Weiner kanë kërkuar që ai të dënohej me kusht, e jo me burg.
Hetimet lidhur me këmbimin e mesazheve të Weinerit, me një nxënëse të Karolinës Veriore, kanë ndikuar në ditët finale të fushatës presidenciale, kur autoritetet i gjetën emailat në kompjuterin e Weinerit, shkruan REL.
Bashkëshortja e tij, Huma Abedin, ishte ndihmëse e kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton. Më vonë, zonja Abedin kërkoi shkurorëzim.