Nga Londra e në Barcelonë, shumë protestues hebrenj u janë bashkuar tubimeve e protestave pro-palestineze. Ata ftojnë Izraelin të mos sulmojë palestinezët të emrin e tyre
Kur Jonathan Ofir dëgjoi për dënimet e ashpra të Perëndimit për sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, shoqëruar me një vërshim deklaratash që mbështesin të drejtën e vendit - në fakt - për t’u hakmarrë, ai e dinte se çfarë do të thoshte kjo.
“Do të thoshte një dritë e gjelbër për Izraelin, për të kryer një masakër shumë më të madhe se ajo e hakmarrjes”, tha muzikanti, dirigjenti dhe shkrimtari hebraik.
Më shumë se 1.400 njerëz u vranë në Izrael nga sulmi i Hamasit, duke bërë që kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, t’i shpallte luftë grupit të armatosur palestinez. Një fushatë e pandërprerë dhe brutale e bombardimeve nga Izraeli ka lënë të vrarë më shumë se 5 mijë njerëz në Rripin e Gazës, me pjesë të mëdha të territorit të kthyera në gërmadha, në pak më shumë se dy javë.
Ofir, një aktivist pro-palestinez i lindur në Izrael, por që jeton në kryeqytetin danez, Kopenhagë, është në mesin e shumë hebrenjve me bazë në Evropë që janë kritikë ndaj politikave të Izraelit dhe që u janë bashkuar protestave që kanë shpërthyer në të gjithë kontinentin kundër sulmeve të vazhdueshme në Gaza.
Nga Glasgow në Londër, Paris e Barcelonë, shumë janë bashkuar në tubimet pro-palestineze për të shprehur solidaritetin me njerëzit e enklavës së bllokuar. Ata përfaqësojnë një pakicë të zëshme hebrenjsh që vazhdojnë të mbështesin të drejtat e një populli që ka jetuar nën okupimin izraelit për breza – palestinezët.
Edhe
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë
Naama Farjoun ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj në Jerusalem, por prej kohësh e ka përshkruar veten si një hebraike anti-sioniste. Në janar të 2001-tës, ajo u largua nga Izraeli, vetëm disa muaj pas shpërthimit të Intifadës së Dytë. Sot, 54-vjeçarja jeton në periferi të Valencias, në Spanjë.
“U largova nga Izraeli, sepse nuk mund ta mbaja barrën e të qenit një qytetare e privilegjuar [izraelite] në një shtet racist”, tha nëna e dy fëmijëve, e cila shtoi se ishte e zemëruar nga “pushtimi dhe diskriminimi izraelit i palestinezëve”.
Farjoun i tha Al Jazeeras se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit i solli asaj “trishtim të madh”.
“Unë besoj se ngjarjet aktuale tragjike janë rezultat i drejtpërdrejtë i viteve të abuzimit, represionit, dhunës dhe privimit të zbatuar nga shteti i Izraelit”, ka shtuar ajo.
Hebrenjtë – duke përfshirë hebrenjtë izraelitë – që shprehin dënimin e tyre për sjelljen e Izraelit kundër palestinezëve nuk është një fenomen i ri. Të ashtuquajturit refuzues izraelitë – qytetarë të Izraelit, që kanë shpërfillur ligjet e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, në shenjë proteste ndaj trajtimit të palestinezëve – shpesh kanë vuajtur vite të tëra burgimi për parimet e tyre.
Edhe
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
Joseph Abileah, një muzikant me origjinë austriake, konsiderohet gjerësisht si individi i parë në Izrael që ka dalë para gjyqit për refuzimin për të shërbyer në ushtrinë izraelite, duke e bërë këtë vetëm disa muaj pasi u krijua shteti hebraik në vitin 1948. Violinisti arriti t’i shpëtonte një dënimi me burgim dhe qëndrimi i tij hapi rrugën për brezat e refuzuesve izraelitë.
Përktheu: Forca Jashari