Hanoi, 3 shtator – Dy ish-ministra vietnamezë të Informacionit janë akuzuar për korrupsion, një krim i dënueshëm me vdekje në vendin aziatik.
Nguyen Bac Son, ministër Informacioni nga 2011-2016, u akuzua për “shkelje të rregullores në menaxhimin dhe përdorimin e kapitalit të investimeve shtetërore” dhe për “mitmarrje”.
Truong Minh Tuan, që në fillim ishte zëvendës i Son-it dhe më pas e zëvendësoi atë në postin e tij, derisa u pezullua korrikun e kaluar, u akuzua për të njëjtat krime.
”Son pranoi se kishte marrë tre milionë dollarë ryshfet për lehtësimin e një marrëveshjeje të anuluar, nëpërmjet të cilës MobiFone fitoi 95% të firmës televizive me pagesë AVG”, sipas policisë.
Tuan, pranoi se kishte marrë 200 mijë dollarë, nga ish-drejtuesi i AVG-së, Nhat Vu.
Marrëveshja shkaktoi një humbje prej 307 milionë dollarësh në buxhetin vietnamez/DPA.
-
Miliarderja vietnameze dënohet me vdekje për mashtrim bankar
-
Ish-ministri kinez Fu dënohet me vdekje
-
Kina u jep dënime me vdekje me kusht dy ish-ministrave të Mbrojtjes
-
Kina dënon me burgim të përjetshëm ish-ministrin e Drejtësisë
-
Hetimet për korrupsion - Qeveria ukrainase suspendon nga puna ministrin e Drejtësisë