Shefi i drejtësisë së Hong Kongut mohon që burgosja e tre aktivistëve pro-demokracisë kishte motive politike.
Shefi i drejtësisë së Hong Kongut ka mohuar që burgosja e tre aktivisteve pro-demokracisë kishte motive politike, transmeton KTV.
Gjykata e Apelit dënoi tre liderët e Lëvizjes Demokratike të Kinës, Alex Wong, 20-vjeçar, Alex Chow, 27, dhe Nathan Law, 24-vjeçar, për gjashtë deri në 8 muaj. Ata u dënuan për organizmin e protestave pa lejen e komunës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha në një reagim që askush nuk mund të arsyetohet nën petkun e demokracisë dhe lirisë për të kryer akte të dhunshme. Dënimi i aktivistëve ka ngjallur reagime nga organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.