Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Deklarata e Hegsethit se SHBA-ja shkatërroi objektet bërthamore të Iranit më 2025 tensionon Kongresin

pete

Foto: Associated Press

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth është përballur me kongresistët amerikanë të cilat e kanë pyetur rreth luftës në Iran, në një seancë dëgjimore në Kongres. 

Demokrati Adam Smith ka kërkuar sqarime nga Hegseth se cilat janë synimet e administratës Trump në Lindjen e Mesme, derisa Hegseth në përgjigje i ka quajtur më sfiduese pyetjet e demokratëve dhe disa republikanëve që po i bëhen tani në Kongres.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hegseth i ka thënë demokratit Smith se objektet bërthamore të Iranit janë shkatërruar në një sulm të vitit 2025 nga SHBA-ja, duke e nxitur Smithin të pyeste për arsyen pse administrata Trump nisi luftën në Iran tash, raportoi AP. 

“Ne duhet ta nisnim këtë luftë, ju thatë 60 ditë më parë, sepse armët bërthamore ishin kërcënim. Tani po thoni se ishin shkatërruar?” pyeti Smith. 

Hegseth u përgjigj se Irani “nuk ka hequr dorë nga ambiciet bërthamore” dhe se ka ende mijëra raketa. 

Smith pyeti për koston që po e paguan SHBA-ja në luftë dhe kërkoi sqarime. E Hegseth theksoi se buxheti i lartë i Pentagonit do ta përmbushë “ushtrinë më të fuqishme dhe të aftë në botë”.

Ndërsa, ndihmëssekretari për luftë Jules Hurst III ka thënë gjatë dëgjimit se lufta në Iran i ka kushtuar SHBA-së 25 miliardë dollarë deri tash, kryesisht në municion.