Rusia dënoi dje ”një provokim”, sipas saj, pas njoftimit nga disa vende të Bashkimit Europian, SHBA-së dhe Kanadasë për dëbimin e diplomatëve rusë për shkak të çështjes Skripal dhe premtoi se do të kundërpërgjigjej.
“Ne protestojmë ashpër kundër vendimit të disa vendeve të Bashkimit Europian dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë”, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
“Ky gjest provokues për të ashtuquajturin solidaritet me Londrën (…) dëshmon vazhdimin e një linje përballjeje që parashikon përkeqësimin e situatës”, nënvizoi ministria.
SHBA-ja, Kanadaja si dhe disa vende të Bashkimit Europian, mes të cilëve Gjermania, Franca, Holanda dhe Polonia, njoftuan dje dëbimin e diplomatëve rusë pas helmimit në Britaninë e Madhe të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
-
Shtetet e BE-së thërrasin ambasadorët rusë pas kërcënimeve të reja të Moskës
-
Moska dëbon edhe një diplomat britanik nën akuzat për spiunazh
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen