Udhëheqësit republikanë dhe demokratë në Senatin e SHBA-së janë përplasur rreth procedurave të gjykimit, me të cilat do të përballet presidenti Trump.
Demokratët dëshirojnë të sigurohen se në seanca do të lejohen dëshmitarët dhe dokumentet, për të mundësuar atë që ata e konsiderojnë si gjykim të drejtë, transmeton KTV. Demokrati kryesor Chuck Schumer, ka thënë se publikimi i fundit i një emaili në lidhje me ndihmën për Ukrainën, është kujtesë se serioziteti në këtë rast është i nevojshëm.
E udhëheqësi republikan, Mitch McConnell, thotë se nuk i ka përjashtuar dëshmitarët. Presidenti Trump humbi betejën javën e shkuar në Kongres dhe në këtë institucion u miratuan akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit. Ai është presidenti i tretë në historinë e SHBA-së që do të hetohet.
Sidoqoftë, ai nuk ka gjasa të shkarkohet nga detyra, pasi partia e tij republikane ka shumicën në Senat, ku gjyqi do të mbahet.
-
Senati voton për rregullat e procesit të “impeachmentit” ndaj Trumpit
-
Demokratët të hënën do ta dorëzojnë në Senat nenin për shkarkimin e Trumpit
-
Republikani McConnell e akuzon Trumpin për provokim
-
Demokratët nuk i sigurojnë votat për të thirrur dëshmitarët kundër Trumpit
-
Republikanët dhe demokratët në betejën vendimtare për Trumpin