Disa imigrantë në Danimarkë duhet të punojnë tash e tutje nga 37 orë në javë për të marrë benefite nga shteti, raporton BBC.
Kjo do të kërkohet nga ata që kanë qenë në benefite për tri apo katër vjet, dhe që tash kanë arritur një nivel të caktuar të aftësimit në gjuhën daneze.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Fredriksen, ka thënë se rregullat janë të drejtuara nga gratë me “prejardhje jo-perëndimore” që po jetojnë me ndihmë sociale.
Danimarka vazhdimisht ka forcuar rregullat e imigrimit në vitet e fundit.
Ka disa nga rregullat më të forta në Evropë dhe ka vendosur një synim prej zero aplikimeve për azil.
Edhe
Danimarka dëshiron të rrisë numrin e rekrutëve, përfshin gratë për herë të parë
Qeveria e Danimarkës ka thënë se plani i ri ka për qëllim të ndihmojë imigrantët të integrohen në shoqërinë daneze, por disa thonë se rregullat janë jokorrekte.
“Ne duam të prezantojmë një logjikë të re të punës, ku njerëzit kanë detyrë të kontribuojnë dhe të jenë të dobishëm, dhe nëse nuk mund të gjejnë një punë të rregullt, atëherë duhet të punojnë për benefitet e tyre”, ka thënë Frederiksen. Për shumë vite ne kemi qenë të padrejtë ndaj shumë njerëzve, duke mos u kërkuar asgjë atyre”.
-
Gjermania me ligj të ri për migrantët, punëtorët e kualifikuar mund të marrin menjëherë familjen
-
Mette Frederiksen nis bisedimet për koalicion, shpreson të mbesë kryeministre
-
Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen
-
Danimarka mban zgjedhje të parakohshme mes krizës me SHBA-në për Grenlandën