Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes për Grenlandën, disa orë pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti dëshirën e tij për të blerë territorin e Arktikut.
Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, ka thënë se paketa është një "shumë dyshifrore miliardëshe" në korona, ose të paktën 1.5 miliardë dollarë, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e përshkroi kohën e njoftimit si një "ironi të fatit".
Të hënën Trumpi ka thënë se pronësia dhe kontrolli i ishullit të madh ishte një "domosdoshmëri absolute" për SHBA-në.
Grenlanda, një territor autonom danez, është shtëpia e një objekti të madh hapësinor të SHBA-së dhe është strategjikisht e rëndësishme për SHBA-në, pasi shtrihet në rrugën e saj më të shkurtër për në Evropë. Ka rezerva të mëdha mineralesh dhe nafte.
Poulsen ka thënë se paketa do të mundësonte blerjen e dy anijeve të reja të inspektimit, dy dronëve të rinj me rreze të gjatë dhe dy ekipeve shtesë të saj për qen.
Ajo gjithashtu do të përfshijë fonde për rritjen e personelit në Komandën e Arktikut, në kryeqytetin Nuuk, dhe një përmirësim për një nga tri aeroportet kryesore civile të Grenlandës për të trajtuar avionët luftarakë supersonikë F-35.
"Ne nuk kemi investuar mjaftueshëm në Arktik për shumë vite, tani po planifikojmë një prani më të fortë”, ka deklaruar ai.
Ministri i Mbrojtjes nuk ka dhënë një shifër të saktë për paketën, por mediat daneze kanë vlerësuar se do të ishte rreth 12-15 miliardë korona.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Trumpi ka thënë në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social" se "Për qëllime të sigurisë kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute".
Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede i është përgjigjur komenteve të Trumpit, duke thënë se "ne nuk jemi në shitje".
Por ai ka shtuar se qytetarët e Grenlandës duhet të vazhdojnë të jenë të hapur për bashkëpunim dhe tregti, veçanërisht me fqinjët e tyre.