Qeveria e Danimarkës ka prezantuar një projektligj të ri me të cilin do t’u ndalojë të burgosurve që janë të dënuar përjetësisht që të hynë në lidhje të reja romantike, raporton BBC.
Sipas ligjit të ri, të burgosurve do t’u limitohet kontakti me vetëm ata afër tyre në dhjetë vjetët e para të burgimit të tyre.
Ministrat shpresojnë se kjo të luftojë ngritjen e “grupeve” të kriminelëve.
Ligji i pason zbulimit se një vajzë 17-vjeçare ka rënë në dashuri me vrasësin Peter Madsen.
Madsen është dënuar për vrasjen brutale të gazetares Kim Wall në një nëndetëse të ndërtuar vet, pasi ajo kishte aranzhuar intervistë me të më 10 gusht të vitit 2017.
Ai më vonë ka hedhur trupin në det. Atij i është dhënë dënim i përjetshëm në vitin 2018.
Cammilla Kurstein ka pranuar e ka rënë në dashuri me Madsenin, pasi ka shkëmbyer letra me të dhe ka telefonuar me të përgjatë dy vjetëve.
Edhe
Vrasësi danez tenton të ikë nga burgu, kapet
Ajo është bërë xheloze kur ai më vonë është martuar me Jenny Curpenin, një ruse 39-vjeçare, derisa ai ishte i burgosur në vitin 2020.
Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup, ka thënë se këto lidhje duhet të mbarojnë dhe ka shtuar se kriminelët e dënuar “nuk duhet të jenë në gjendje të përdorin burgjet si qendra të takimeve apo platforma mediatike për t’u mburrur për krimet e tyre”.
“Ne kemi parë shembuj të neveritshëm në vitet e fundit të burgosurve që kanë kryer krime të neveritshme, ndërsa kanë kontaktuar të rinjtë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e tyre”, ka thënë Haekkerup.