Danimarka dhe Estonia kanë mirëpritur vendimin e Finlandës për aplikim në NATO.
Estonia ka mirëpritur pranimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në këtë organizatë, por ka paralajmëruar për përgatitjet afatgjate ruse për një sulm ndaj shteteve baltike.
Zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë ka bërë thirrje për përforcim të mëtejshëm të NATO-s, duke përfshirë një nevojë urgjente për njësi të mbrojtjes ajrore.
Ndërkaq ministri i Jashtëm i Danimarkës ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar situatën e sigurisë, por ka shtuar se nuk ka kërcënim serioz.
Në vazhdën e njoftimit të Finlandës për anëtarësim në NATO, ai ka thënë gjithashtu se pranimi i vendit në NATO do të përforcojë si aleancën ashtu edhe sigurinë në rajonin e Detit Baltik, ka raportuar Reuters.
-
Anëtarësimi i ri në NATO, “plumb” për Rusinë
-
Rusia pas anëtarësimit të Finlandës në NATO: Do të detyrohemi të marrim kundërmasa
-
Turqia voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
-
Parlamenti finlandez voton për anëtarësimin në NATO
-
Spanja ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO