Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dalai Lama kërkon falje për gjestin “e gërditshëm” ndaj një fëmije

I njohur si udhëheqës shpirtëror, Dalai Lama ka kërkuar falje pas publikimit të pamjeve të cilat treguan se ai po e pyeste një të mitur nëse donte “t’ia thithte gjuhën”.

Zyra e tij tha se ai donte t'i kërkonte falje fëmijës dhe familjes së tij “për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”, shkruan BBC.

Në video shihet edhe Dalai Lama duke e puthur fëmijën në buzë.

“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave. Atij i vjen keq për incidentin”, tha zyra e tij.

Pamjet kanë ngjallur kritika të shumta, ku shumë përdorues të mediave sociale kanë thënë se pamjet ishin të papërshtatshme dhe shqetësuese.

Edhe Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë Kuriozitet Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë

Incidenti duket se ka ndodhur në tempullin e Dalai Lamës në Dharamshala më 28 shkurt.

Fondacioni publikoi foto nga ngjarja në rrjetet sociale, në njërën prej tyre, Dalai Lama shihet duke përqafuar djalin nga videoja virale.

Në videon e cila ka qarkulluar në internet, shihet djali duke pyetur nëse mund të përqafojë Dalai Lamën. Udhëheqësi i bën shenjë faqes, duke i thënë “së pari këtu” dhe djali e puth faqen.

Më pas, teksa mban djalin për dore, Dalai Lama i bën me lëvizje buzët dhe i thotë “Unë mendoj edhe këtu”, dhe e puth djalin në buzë.

Më pas ai vendos ballin e tij me atë të djalit, përpara se ta nxjerrë gjuhën duke thënë “dhe ma thith gjuhën”. Ndërsa disa njerëz qeshin, djali nxjerr gjuhën përpara se të tërhiqet pak, ashtu si edhe Dalai Lama.

Edhe Trumpi eskalon para kamerës, ia tregon gishtin e mesëm një protestuesi Botë Trumpi eskalon para kamerës, ia tregon gishtin e mesëm një protestuesi

Dalai Lama është përballur edhe me polemika të mëparshme. Në vitin 2019 ai shkaktoi një reagim pasi sugjeroi se nëse Dalai Lama do të bëhej si grua “ajo duhet të ishte më tërheqëse”, për të cilën zyra e tij kërkoi falje.