I biri i liderit të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe i shefit të diplomacisë serbe, Luka Daçiq kohë më ka mbushur 18 vjet dhe në ditëlindje kishte shfaqur dëshirën të bëhej anëtar i kësaj partie.
Babai i tij, Ivica ia plotësoi dëshirën dhe anëtarësimi pastaj u kremtua në një restorant. Në kremte këndoi vetë Daçiq e të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë të kësaj partie të cilët e uruan anëtarin e ri të partisë, njoftojnë medie të Beogradit,transmeton Koha.net.
Partitë politike, sidomos në Ballkan, në kohë fundit kanë filluar të trajtohen edhe si pronë familjare.
Artikuj të ngjashëm