Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Daçiq qesharak, i kërkon autograf Donald Trumpit

Ishte pikërisht Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, u bë protagonist i një situate e cila ka shkaktuar të qeshura tek përfaqësuesit e shteteve të tjera.

Daçiq ka lëvizur nga karrigia e tij drejt vendit ku ishte i ulur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar atij një autograf.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas Daçiq është shprehur para Trumpit se kush në fakt është ai, përderisa ky i fundit ka ngritur supet në shenjë mosnjohje, por gjithsesi duke mos lënë pa nënshkruar letrën për të cilën edhe kishte ardhur Daçiq.

E sot, Daçiq ka zbuluar atë që sipas tij ka biseduar shkurtimisht me presidentin e SHBA-së, në selinë e OKB-së. Ai ka thënë se tubime të ndryshme ishin një mundësi për takime informuese dhe bisedime, siç ishte takimi i tij i djeshëm me Trumpin.

“Unë edhe këtë herë para takimit kam biseduar me Boris Johnson për festimin e 108 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në Ministrinë e Jashtme, me Miroslav Lajçak mbi zbatimin e mundshëm të Kosovës për vëzhguesit në OKB, dhe presidentin e SHBA-së, Trump , të cilin e kam takuar katër vjet më parë. Kam sjellë fotokopje të faqeve të para të të gjitha gazetave tona kur ai është zgjedhur President”, ka thënë Daçiq.

Ndërkohë mediat serbe janë përkujdesur që fotografinë ku Daçiq ishte afruar tek Trump, ta bëjnë të turbullt apo njohur ndryshe si "blur" në mënyrë që të mos vërehet se ai kërkoi një autograf.