Qeveria greke vendosi të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen tyre për të gjithë emigrantët e huaj, pjesa dërrmuese e të cilëve janë nga Shqipëria.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor. Po kështu deri më 12 tetor ripërtërihen automatikisht vërtetimet për aplikimin për karta të reja që skadonin nga shkurti deri në maj, raporton Zëri i Amerikës.
Ndërkohë Ministria greke e Migracionit dhe Azilit ka pezulluar shërbimet për migrantët e huaj nga Drejtoritë e të Huajve dhe Emigracionit. Sipas një Qarkoreje të lëshuar me të filluar rastet e para me koronavirus në Greqi pezullimi përfshin një periudhë 30 ditore duke filluar nga e enjtja e 12 marsit deri të premten e 10 prillit.
Qarkorja prek emigrantët shqiptarë që përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve në Greqi.
-
MPJD: Greqia mbyll kufijtë
-
Greqia aprovon ligj, u mundëson migrantëve ilegalë të drejtë banimi nëse kanë vend pune
-
“Bllokadë” nga Mali i Zi, shqiptarët kalojnë vetëm me test
-
Greqia shtyn hapjen e Kapshticës deri më 14 dhjetor, asnjë hyrje-dalje apo lëvizje deri atëherë
-
Greqia nga e shtuna mbyllet për tri javë si masë ndaj COVID-19