Parlamenti i Greqisë të martën ka aprovuar një ligj të ri që do t’u japë leje banimi dhe leje pune dhjetëra mijëra migrantëve ilegalë.
Sipas ligjit, migrantëve u jepen të drejtat e banimit nëse kanë dëshmi se janë të punësuar. Sipas Ministrisë së Punës së Greqisë, ky ligj do të prekë rreth 30 mijë persona, shumica punonjës në agrikulturë.
Agjencitë për migrim dhe refugjatë të Kombeve të Bashkuara kanë përgëzuar ligjin e ri, që vlen për migrantët që janë duke jetuar në Greqi pa leje banimi së paku tri vjet. Periudha llogaritet deri në fund të nëntorit. Nuk do të mbulojë edhe migrantët që janë futur pas kësaj periudhe.
262 deputetë votuan pro, në Parlamentin e Greqisë që ka 300 ulëse.
Duke folur pas miratimit, Ministri i Migrimit, Dimitris Kairidis ka përgëzuar konsensusin ndërpartiakë, duke thënë se do të ndihmojë të adresohen kërkesat në treg të punës. Ai ka thënë se Qeveria është e përkushtuar të ketë kontrolle më strikte kufitare dhe të luftojë trafikimin njerëzor.
Ai ka thënë se ligji i ri nuk do të lejojë që ilegalisht të fitohet shtetësia greke apo edhe të drejtën e bashkimit familjar, dhe se lejet e banimit do të jenë nëse
-
Mungesa e fuqisë punëtore në Greqi, 5,000 egjiptianë pritet të punësohen
-
Spanja miraton planet për t’u dhënë status ligjor 500,000 migrantëve pa dokumente
- Pranga elektronike, paraburgim për dëbim, refuzim lejeqëndrimi: Fushata e Athinës kundër migrantëve
-
BE-ja miraton reformën e madhe mbi migrimin dhe azilin
-
Greqia thotë se ka rënë ndjeshëm numri i migrantëve