Vdekjet nga koronavirusi në Itali janë rritur për 482 të shtunën, duke shënuar rritjen më të vogël ditore që nga 12 prilli, ndërsa numri i rasteve të reja të infektimit ishte 3491, kanë njoftuar autoritetet.
Numri i vdekjeve u rrit për 575 të premten, ndërsa të enjten ishin 525. Numri i sotëm i vdekjeve ishte më i ulëti që nga e diela e shkuar, kur ishte 431.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE shtuna duket se ishte vazhdimësi e një stabiliteti të situatës në ditët e fundit. Piku ishte arritur në fund të muajit mars, por sipas “Reutersit”, ngadalësimi ishte më i ngadalshëm në shtetin që është izoluar qe gjashtë javë.
Numri total i vdekjeve në Itali ka arritur në 23,227. Italia është vendi i dytë me më së shumti vdekje pas SHBA-së.