Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bie numri i të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus në Itali

Numri i të vdekurve dhe rasteve të reja me koronavirus në Itali po vazhdon të bjerë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 165 raste me fatalitet nga COVID-19, që është numri më i ulët i të vdekurve që nga 9 marsi, ka njoftuar Agjencia Italiane për Mbrojtjen Civile, transmeton agjencia Reuters.

Ndërkohë janë konfirmuar 802 raste të reja me koronavirus, krahasuar me 1083, sa ishin regjistruar një ditë më parë.

Numri total i të vdekurve në Itali nga koronavirus që nga 21 shkurti është 30.560, vetëm SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë më tepër të vdekur nga virusi.

Në Itali në javët e fundit ka ekzistuar një tendencë për t’u ulur shifrat të dielave, por të rriten sërish të hënën.

Për herë të parë që nga fillimi i marsit janë regjistruar më pak se 1000 raste të reja me koronavirus. Shifra totale e të infektuarve është 219.070. Italia ka zbutuar masat kufizuese nga dita e hënë, duke lejuar qytetarët të dalin nga shtëpitë e tyre më lirshëm dhe kompanitë të rihapen.