Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Civilët ukrainas mundohen t’i ndalin tanket ruse me duar

Rezistenca kundër pushtimit nga Rusia, në Ukrainë s’po bëhet vetëm me armë.

Dhjetëra civilë ukrainas janë incizuar së fundmi teksa janë përpjekur t’i ndalin tanket ruse me duar.

Disa prej tyre mundohen t’i ndalin edhe duke i kapur për tyte tanket.

Videoja është publikuar nga Forcat Tokësore të Ushtrisë Ukrainase.

 
Pamje dramatike - Civilët ukrainas mundohen t’i ndalin tanket ruse me duar

Pamje dramatike - Civilët ukrainas mundohen t’i ndalin tanket ruse me duar

Posted by Koha.net on Saturday, February 26, 2022

Një video tjetër që tregonte të premten një ukrainas që përpiqej të ndalte kolonën ushtarake ruse, u bë virale në rrjetet sociale.