Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Cipras rikompozon qeverinë greke

Athinë, 1 mars – Kryeministri grek, Aleksis Cipras riformatoi qeverinë, pas dorëheqjeve të ministrave Dimitris Papadimitriou dhe Rania Antonopoulou.

Ministri i Shtetit dhe njëkohësisht zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos njoftoi caktimin e Yiannis Dragasakis në postin e ministrit të Ekonomisë dhe të Zhvillimit, në vend të Dimitris Papadimitriou, dhe zëvendësimin e Yiannis Mouzalas me Dimitris Vitsas si ministrin e Politikave të Migracionit.

Ndryshimet e tjera në kabinetin qeveritar janë si më poshtë:

– Ish-lideri i së Majtës Demokrate, Fotis Kouvelis merr postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

– Meropi Tzoufi merr postin e zëvendësministres së Arsimit.

Edhe Rama bën 7 ndryshime në Qeveri, largohet edhe Spiropali Arbëri 4 muaj më parë Rama bën 7 ndryshime në Qeveri, largohet edhe Spiropali

– Thanasis Iliopoulos merr postin e zëvendësministrit të Punës.

– Konstantinos Stratis merr postin e zëvendëministrit të Kulturës dhe Sportit.