Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tsipras ia dorëzon pushtetin kryeministrit të ri

Kryeministri grek në largim, Alexis Tsipras, ia dorëzoi pushtetin pasardhësit të tij, Kyriakos Mitsotakis, që siguroi fitoren në zgjedhje me premtimet për rritje të investimeve, ulje të taksave dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Mitsotakis, i cili pritet të ketë vëmendje të madhe, shkaku i premtimeve fiskale, është betuar si kryeministër mëngjesin e së hënës, transmeton KTV. Partia e tij, “Demokracia e Re”, fitoi gati 40 për qind të votave, duke lënë prapa partinë Syriza të Tsiprasit me vetëm 31 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mitsotakis siguroi fitoren nga masat shtrënguese të Bashkimit Evropian, shkaku i krizës ekonomike që u kombinuan me shkallën e lartë të papunësisë.

Tsipras erdhi në pushtet gjatë vitit 2015, kur Greqia ishte në pikën më të ulët financiare që e goditi këtë shtet në vitin 2010.