Presidenti turk ka paralajmëruar se do t’i ngrijë raportet me Izraelin nëse SHBA-ja e njeh Jerusalemin si kryeqytet të tij.
Sipas Recep Tayyip Erdogan, një hap i tillë do të kalonte vijën e kuqe për myslimanët. Një numër gjithnjë në rritje i shteteve i kanë bërë thirrje Donald Trumpit që mos ta bëjë këtë hap të gabuar, transmeton KTV.
E, sipas mediave, presidenti do të ndryshojë në mënyrë dramatike qëndrimin e SHBA-së ndaj statusit të Jerusalemit këtë javë. Fati i Jerusalemit është një prej çështjeve më diskutabile mes Izraelit e Palestinës. Erdogani këto komente i bëri gjatë një adresimi televiziv, duke paralajmëruar se mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin lidhur me këtë.
Të hënën ndërkaq, Donald Trump nuk e nënshkroi dokumentin që do të shtynte zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, duke e lënë të hapur mundësinë që këtë mund ta bëjë në çdo çast.
E, nëse Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit do të bëhej shteti i parë dhe i vetëm që e bën këtë që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948.
Në anën tjetër, Turqia e Izraeli rivendosën marrëdhëniet diplomatike vitin e shkuar pas 6 vjetësh kur izraelitët kishin vrarë 9 pro-palestinezë e aktivistë turq, në një anije që tentonte të thyente bllokadën e Gazas.
-
Turqia pritet të shkëputë marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Erdogan: Turqia, kundër çdo shteti që përkrah Izraelin
-
Turqia kërkon largimin e ambasadorit izraelit pas vrasjeve në Gaza
-
Përgjigje e fortë e Turqisë ndaj vendimit të Trumpit për Jerusalemin
-
Turqia do të kërkojë në OKB anulimin e vendimit të SHBA-së për Jerusalemin