Vazhdon edhe sot takimi mes liderëve politik si vazhdim I takimit të djeshëm që u thirr nga kryeministri Zoran Zaev për të biseduar për përgatitjet e Maqedonisë për referendum.
Në këtë takim nuk ishte I pranishëm lideri I VMRO-DPMNE-së. Megjithatë pas takimit të djeshëm Zaev u ka dhënë edhe një mundësi liderëve politik për tu takuar sërish sot, përcjell Arta TV.
“Ju prezantova përfaqësuesve të partive mënyrën e referendumit dhe mënyrën e pyetjes për këtë proces. ‘A jeni për integrim në familjen evropiane të Maqedonisë sipas marrëveshjes me Greqinë?’ do të jetë përafërsisht pyetja e referendumit.
Mickoski ka edhe një mundësi të rreshtohet për përgjegjësi dhe integrim të vendit” tha Zaev.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky e Fico diskutojnë rreth anëtarësimit të Ukrainës në BE
-
Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës
-
Zemaj: Nuk votojmë për kryetar të Kuvendit pa marrëveshje politike
-
Zelensky: Marrëveshja me SHBA-në për siguri është “100% gati” për t’u nënshkruar
-
Tërheqja e Ukrainës nga lindja duhet të vihet në referendum, thotë Zelensky