Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Cikloni Cempaka lë në Indonezi 41 të vdekur

Xhakarta, 6 dhjetor – Të paktën 41 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga një ciklon tropikal në ishullin Java të Indonezisë, sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave në vend.

”Cikloni Cempaka shkaktoi dëme të mëdha në pjesën qendrore dhe lindore të ishullit Java duke shkatërruar mijëra banesa dhe largimin e rreth 30 000 banorëve”, njoftoi një zëdhënës i agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive, Sutopo Nugroho.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të paktën 25 persona kanë vdekur në zonën më të prekur nga cikloni, në provincën e Pacitanit të Javas Lindore ”, shtoi ai.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë të zakonshme në Indonezi gjatë sezonit me shi.