Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka nisur një përpjekje të re për të përfituar nga ajo që zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se është një mundësi “e paprecedentë” për të bindur rusët e pakënaqur nga lufta në Ukranë dhe jeta në Rusi që të ndajnë sekretet e tyre, duke postuar një video rekrutimi kinematografik të prodhuar mënyrë të shkëlqyeshme.
Videoja është publikuar në një kanal në Telegram, rrjet i mediave sociale që është burim i popullarizuar i lajmeve të pafiltruara në Rusi. CIA e postoi fillimisht videon në Telegram e cila përfundon me udhëzimet se si të lidheni me CIA-n në mënyrë anonime dhe të sigurt. videoja është postuar gjithashtu në platformat e tjera të mediave sociale, duke përfshirë YouTube, Twitter, Instagram dhe Facebook, shkruan CNN.
Zyrtarët e CIA-s të përfshirë në projekt thanë se pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar një hapje historike “për të bërë rusët të vijnë te ne dhe të japin informacionin që i duhen Shteteve të Bashkuara”.
Një zyrtar tha se ata shpresojnë që rusët që punojnë në fusha të ndjeshme me akses në informacione të vlefshme tani të dëgjojnë është: “Ne ju kuptojmë, ndoshta më mirë se sa mendoni”.
Zyrtari këmbënguli se videoja “absolutisht nuk ka për qëllim të nxisë trazira në mesin e popullatës më të gjerë - ku presidenti rus Vladimir Putin gëzon ende një nivel të lartë mbështetjeje - por përkundrazi synon individë që mund të jenë afër kontaktimit me CIA-n.
“CIA dëshiron të dijë të vërtetën për Rusinë dhe ne po kërkojmë njerëz të besueshëm që mund të na thonë këtë të vërtetë”, thuhet në video.
"Informacioni juaj mund të jetë më i vlefshëm sesa mendoni".
Agjencia amerikane shprehu shpresën e saj për të vendosur kontakte me njerëzit që punojnë në shërbimet e inteligjencës, diplomacisë, shkencës dhe teknologjisë dhe tha se është e interesuar për të gjitha llojet e informatave, përfshirë ato politike dhe ekonomike.
Agjencia shpreson t’i bindë personat që janë të pakënaqur ose që e vënë në dyshim pushtimin e Ukrianës nga vendi tyre, që të ndajnë me të informacionet që mund t'i kenë.
"Qëllimi ynë është t'u ofrojmë atyre mjetet më të sigurta të mundshme për të na kontaktuar", tha një përfaqësues i agjencisë.