WikiLeaks ka freskuat data-bazën e të dhënave të quajtur Vault-7, të cilat kanë rrjedhë nga agjencia amerikane CIA.
Në mesin e të dhënave më të reja ndodhen edhe një sërë detajesh për softuerin, të cilin CIA e ka përdoru që dhjetë vjet për të hakuar çdo router shtëpiak dhe t’i shndërrojë ata në pajisje përgjimi, transmeton kp.
Routerët në këtë mënyrë mund të mbikëqyrin gjithë qarkullimin e internetit ardhës dhe kthyes të përdoruesve, por edhe të infektojë pajisjet e lidhura me të.
Detajet e reja kanë të bëjnë me projektin CherryBlossom, detyra kryesore e të cilit ka qenë kompromitimi i rrjeteve Wi-Fi të routerëve dhe AP, të cilët përdoren në shtëpi, kompani dhe vendet publike. CIA nuk ka pasur nevojë që të ketë qasje fizike për të infektuar pajisjen, por e tëra është zhvilluar përmes rrugës së internetit – ekspertët e tyre në routerin e “targetuar” kanë hedhur firmware-n e quajtur FlyTrap dhe në këtë mënyrë e kanë vënë pajisjen nën mbikëqyrje, në mënyrë që pronarët e routerit në asnjë mënyrë të mos mund të dyshojnë se pajisja e tyre është e kompromituar.
E gjithë kjo ka ndodhur qysh nga viti 2007 dhe viktima të sulmit CherryBlossom kanë qenë routerët e prodhuesve të njohur Linksys ose D-Link.
Të dhënat e WikiLeaks zbulojnë se për këtë lloj përgjimi është përdorur protokolli Universal Plug and Play (UPnP), për të cilin ekspertët e sigurisë ka kohë që kanë alarmuar se paraqet rrezik të caktuar.
-
'WikiLeaks' zbulon mekanizmin e CIA-s për të manipuluar pajisjet elektronike
-
Publikimi i Wikileaks: CIA përgjon kudo
-
Nga punësimi i magjistarëve, deri te trajnimi i kafshëve – disa fakte “sekrete” rreth CIA-s
-
Përdoruesit e internetit t’i ndryshojnë fjalëkalimet – 16 miliardë të dhëna të ekspozuara
-
Sulmet seksuale brenda CIA-s