Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Charles III nis turneun si mbret me Irlandën e Veriut

Charles III nis turneun si mbret me Irlandën e Veriut

Mbreti Charles III do ta zhvillojë vizitën e tij të parë në Irlandën Veriore, të martën, në cilësinë e monarkut, si pjesë e turneut të tij nëpër Mbretëri të Bashkuar.

Ai do të takohet me krerët e partisë së Stormont dhe do të pranojë mesazhe ngushëllimi nga kreu i Kuvendit, raportoi BBC-ja të martën.

Camilla, bashkëshortja e mbretit, do ta shoqërojë atë, derisa kryeministrja e re britanike, Liz Truss do t’i bashkohet çiftit mbretëror në një shërbim kishtar në Belfast.

Charles është bërë mbret i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, të enjten.

Mijëra njerëz kanë qëndruar në radhë gjatë natës të së hënës për të kaluar afër arkivolit të saj, teksa qëndronte në Katedralen St Giles në Edinburg.