Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çfarë loje po luan Turqia me Arabinë Saudite?

Rrallëherë ndonjë rrëfim është kombinuar kaq shumë: një vrasje e vrazhdë, një alamet maskim, marrëdhënie rajonale të përmbysura, gjeopolitikë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Lindjes së Mesme, dhe faktit se një prodhues i fuqishëm nafte dhe një fuqi ushtarake rrezikon të njollosen të pashlyeshëm

Shtypeni në “Google”, “Erdogani, shpullë ...” dhe e shihni se lista është e pafundme – OKB-së, Izraelit, BE-së, intelektualëve francezë, Holandës, Gjermanisë. Këto dy të fundit janë konsideruar edhe shtete “naziste” dhe “fashiste” prej presidentit turk para një viti.

Tani konsiderojini me fjalët e Erdoganit kundrejt Arabisë Saudite, e cila ka pranuar vrasjen e gazetarit disident, Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll. “Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në nderin e Mbretit Salman”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i tij ka thënë se Arabia Saudite është “vend” me marrëdhënie “miqësore dhe vëllazërore”.

Dhe megjithatë ka pasur disa informacione nëpër mediat pro-qeveritare turke që inkriminojnë Riadin zyrtar për aktin makabër, duke hedhur dyshime se Princi i fuqishëm i Kurorës, saudite, Mohammed bin Salman, kishte njohur, ose kishte urdhëruar kryerjen e vrasjes...(më gjerësisht lexoni nesër në “Koha Ditore”)