Derisa qëndroi në Kroaci, presidenti serb ka akuzuar gazetarët për shpifje, rreth fjalimit që ai e pati në një qytet kroat në vitin 1995 dhe fliste për Serbinë e Madhe. Madje, edhe Zyra e presidentes së Kroacisë kishte kërkuar nga gazetarët të mos i bëjnë pyetje lidhur me fjalimin në Glina.
Ndaj akuzave të presidentit ka reaguar asociacioni i gazetarëve kroatë. “Politikani që e bën këtë, bën presion ndaj gazetarëve dhe mediave e që është e palejueshme në çdo shoqëri të civilizuar”, thuhet në njoftimin e Asociacionit kroat, raporton KTV.
Gazetarët kroatë e kanë dënuar edhe thirrjen e kabinetit të presidentes kroate që homologut të saj serb mos t’i bëhen pyetje lidhur me fjalimin nga vitit 1995, derisa ekzistimin e kësaj kërkese e kanë konfirmuar dy televizione, RTL dhe N1.
Në anën tjetër, pyetja rreth fjalimit të luftës së Vuçiqit në Glina është në funksion të ballafaqimit të tij me të shkuarën. Sa i përket të shkuarës, Vuçiq ka thënë në Kroaci se kroatët e serbët kanë pikëpamje të ndryshime lidhur me atë çfarë ndodhi, por kjo nuk nënkupton që nuk mund të jetojnë e bisedojnë së bashku.
-
Sllovenia ia tërheq vërejtjen Serbisë pas deklaratës së Vuçiqit në lidhje me Kosovën
-
27 vjet nga dita kur Vuçiqi tha: “Vriteni 1 serb, ne do t’i vrasim 100 myslimanë”
-
Deklarata e Vuçiqit acaron raportet Serbi-Kroaci, Zagrebi kërcënon me bllokadë në BE
-
Serbia po e pret me padurim adresimin e Vuçiqit për dialogun, më 2019 kishte gënjyer
-
Sipas Vuçiqit, edhe Serbia duhet të pyetet për Kosovën