Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka kritikuar qeverinë hungareze për qëndrimin e saj ndaj Rusisë, pas betimit të Viktor Orbanit si kryeministër të hënën.
Lipavsky tha se vendimi i Hungarisë për të mos mbështetur sanksionet që synojnë eksportet ruse të energjisë, është “i papranueshëm”, duke shtuar se Evropa duhet të jetë më e bashkuar se kurrë, shkruan BBC-ja të martën.
Republika Çeke së bashku me Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë i përkasin të ashtuquajturit “Grup i Vishegradit”, i formuar për të mbrojtur interesat e përbashkëta.
Megjithatë, qëndrimi i Hungarisë ndaj zbatimit të sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimit të saj për të armatosur Ukrainën është në kundërshtim të thellë me anëtarët e tjerë të Vishegradit dhe qëndrueshmëria e grupit duket gjithnjë e më e pasigurt.
-
“S’kemi qenë kurrë miq” – Kremlini minimizon humbjen e një aleati pas rrëzimit të Orbanit nga pushteti
-
Kremlini shpreson për lidhje pragmatike me udhëheqjen e re hungareze
-
Hungaria vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë
-
Orban kërkon përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja amerikane ndaj naftës ruse
-
Orbani i zgjat dorën Polonisë, Varshava e refuzon